Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Politika më të rreptë e migrimit, Gjermania nxit riatdhesimet në Siri dhe Afganistan
                            Pavarësisht nga situata e paqëndrueshme e sigurisë, Ministri i Brendshëm Dobrindt po nxit riatdhesime në Siri dhe Afganistan. Sipas politikanit konservator të CSU-së, negociatat po zhvillohen me të dyja vendet. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt ka njoftuar më shumë riatdhesime si pjesë të një politike më të rreptë të migrimit, pa përjashtuar Afganistanin dhe Sirinë. Çfarë është planifikuar? Qeveria gjermane ra dakord në paktin e koalicionit qeveritar që do të kryhen dëbime në Siri duke filluar me kriminelët. Megjithatë, kjo kërkon arritjen e një marrëveshjeje me qeverinë e re të udhëhequr nga islamistët në Damask. Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, bisedimet po vazhdojnë. Por  Alexander Dobrindt (CSU) planifikon të dëbojë në Siri jo vetëm kriminelët, por edhe të rinj sirianë të tjerë pa leje qëndrimi. Për këtë qëllim, ai...