Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Rrëmbyen një person/ Sveçla: Shkelje e rëndë e kufijve të Kosovës
                            Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratave të Policisë së Kosovës se një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb është plagosur dhe rrëmbyer në Leposaviq nga xhandarmëria serbe. Sipas Sveçlës, kjo është një nga veprimet destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe që sipas tij cënon hapur integritetin territorial. Më tej ai është shprehur se ky është një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar. Sveçla theksoi se kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme dhe përbën shkelje të rëndë të kufijve shtetërorë të Kosovës. Në reagimin e tij, ai ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë për ngjarjen. Postimi i plotë: Serbia po vazhdon me veprimet e saj destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës, duke cënuar hapur integritetin tonë territorial,...