GJK e la në detyrë, mbështetësit e Veliajt ‘zbardhin’ qielin me fishekzjarre pranë burgut të Durrësit

GJK e la në detyrë, mbështetësit e Veliajt ‘zbardhin’ qielin me fishekzjarre pranë burgut të Durrësit

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku i dha të drejtë ankimit të Erion Veliajt dhe e ktheu atë në detyrë si kryetar bashkie në Tiranë, duket se mbështetësit e tij kanë menduar ta presin me festë. Në afërsi të burgut të Durrësit, ku Veliaj ndodhet, kanë shpërthyer fishekzjarrët. Pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi vijnë nga zona e ish-kënetës, ose siç quhet tani ‘Durrësi i ri’.