SHBA do të testojë armë bërthamore

SHBA do të testojë armë bërthamore

Shtetet e Bashkuara nuk kanë në plan të kryejnë shpërthime bërthamore, deklaroi ministri amerikan i Energjisë, Chris Wright, duke qetësuar shqetësimet që lindën pas thirrjes së presidentit Donald Trump për ushtrinë që “të rifillojë testet e armëve bërthamore”. “Nuk bëhet fjalë për shpërthime bërthamore,” tha Wright për rrjetin Fox News, duke sqaruar se “janë teste jo kritike, që nuk përfshijnë sasinë e nevojshme të materialit për të shkaktuar një shpërthim bërthamor”. Deklaratat vijnë pak ditë pas postimit të Trump në Truth Social, ku ai tha se kishte urdhëruar zyrtarët e mbrojtjes “të fillojnë testimet e armëve tona bërthamore në të njëjtin nivel me fuqitë kundërshtare”. Wright shtoi se banorët afër zonave të testimeve, si në Nevada, nuk kanë arsye për shqetësim, pasi “testet po verifikojnë...