“Të shkarkohet këshilltari i Presidentit”, deklarata e fortë e gazetarit: Shkeli Kushtetutën për rastin “Veliaj”

“Të shkarkohet këshilltari i Presidentit”, deklarata e fortë e gazetarit: Shkeli Kushtetutën për rastin “Veliaj”

Gazetari Lavdrim Lita ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të këshilltarit ligjor të presidentit Bajram Begaj. Në një emision televiziv, Lita u shpreh se këshilltari u lavdëruar disa herë nga kryeministri Rama, por Kushtetuesja nxori në pah shkeljet e ligjit themeltar prej tij. “Unë kam kërkuar shkarkimin e këshilltarit ligjor të presidentit i cili u përmend nga kryeministri Rama si katedra e jurisprudencës. Sipas Kushtetueses ka shkelur ligjin disa herë. U bë e madhe sikur ishte mendja e ndritur e jurisprudencës. Erion Veliaj është kryebashkiak apo jo? Ky është thelbi”, tha Lavdrim Lita.