Zjarr i madh në një grumbull gomash, tymi vështirëson lëvizjen e mjeteve

Zjarr i madh në një grumbull gomash, tymi vështirëson lëvizjen e mjeteve

Mbrëmjen e kësaj të hëne një zjarr i madh ka rënë në një grumbull gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit. Ngjarja ka shkaktuar tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë Laç. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse, të Kurbinit të ndihmuar nga zjarrfikësit e Lezhës të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme në zonën për rreth.