Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Shqipëria në shitje? Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort
                            Vendi strategjik i Porto Palermos, buzë detit Jon në Himarë, ku ka qenë baza ushtarake dhe tunelet nënujorë për anijet, do t’i jepet privatit për të ndërtuar resort. Projekti është nisur nga Korporata e Investimeve Shqiptare para 3 vitesh, por asnjëherë nuk është bërë publik. Një vendimmarrje tepër e guximshme e drejtuesve të kësaj Korporate, të cilët kanë kryer në fshehtësi një mori veprimesh në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, kjo me qëllim për t’a tjetërsuar. Janë marrë dokumente nga Ministria e Mbrojtjes, nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, teksa deri më sot nuk ka asnjë informacion zyrtar se kush ka qenë nismëtari i planit. Informacionet dhe dokumentet që ka siguruar VoxNews flasin se një sipërfaqe e stërmadhe prone, në...