“Kjo luftë për liri nuk mund të njolloset”, Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare

“Kjo luftë për liri nuk mund të njolloset”, Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me  Ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në institucionin e Paraburgimit të Gjykatës Speciale. Pas takimit Spiropali u shpreh se i shprehu Thaçit mbështetjen e Ministrisë së Jashtme të qeverisë shqiptare dhe të Kryeministrit Rama për një proces të rregullt dhe të drejtë, i cili në fund duhet të prodhojë drejtësi historike dhe jo padrejtësi historike. “Në paraburgimin e Gjykatës Speciale këtu në Hagë, takova Presidentin Thaçi dhe përmes tij i dërgova të falat e mia, por edhe të qeverisë shqiptare dhe besoj të gjithë popullit shqiptar, edhe tre luftëtarëve të tjerë: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Më vjen mirë që e gjeta Presidentin Thaçi në gjendje të mirë; ndiqte...