Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Qeveria miraton projektbuxhetin për vitin 2026
Qeveria ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026 në një mbledhje të mbajtur pasditen e sotme. Tashmë projektbuxheti do të dorëzohet në Kuvend nga ku do të nisë diskutimi parlamentar. Të mërkurën, në Konferencën e Kryetareve do të diskutohet për kalendarin e projektbuxhetit në komisionet parlamentare. Më datë 19 nëntor do të diskutohet në parim në seancë plenare, ndërsa më 11 dhjetor do të diskutohen nenet në seancë plenare.