Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Qeveria e Ramës në krizë të thellë për Ballukun”, Çollaku paralajmëron ngjarje të rënda:Mund të shkohet deri tek armët
                            Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në një emision televiziv, ka diskutuar në lidhje me marrjen nën hetim të Belinda Ballukut dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të lënë në detyrë Erion Veliajn. Sipas Çollakut, situata në qeveri është në një pikë të nxehtë, ku ‘emergjenca kryesore e Edi Ramës është Belinda Balluku’. Ai theksoi se zhvillimet e fundit kanë sjellë tension të madh edhe brenda grupeve që kanë përfituar nga pushteti.‘Emergjenca kryesore e Edi Ramës është Belinda Balluku. I kapur edhe në kërcënimet ndaj prokurorit, ka një element që e dimë të gjithë; Byroja Kombëtare e Hetimit ka një njësi që drejtohet nga një prej oficerëve të BKH-së ku përgjohen të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e posaçëm, edhe për kanosje dhe arsye të tjera, të...