Urologu rendit pesë zakone të mëngjesit që dëmtojnë veshkat, pa e kuptuar fare

Urologu rendit pesë zakone të mëngjesit që dëmtojnë veshkat, pa e kuptuar fare

Veshkat janë punëtorët e heshtur të trupit tonë – ato filtrojnë gjakun, largojnë toksinat dhe ruajnë ekuilibrin e lëngjeve. Por shumë njerëz, pa e kuptuar, i dëmtojnë ato çdo mëngjes përmes disa zakoneve të përditshme. Dr. Venkat Subramanyam, urolog i njohur nga Chennai, ka paralajmëruar për pesë zakone të zakonshme të mëngjesit që mund të dobësojnë funksionin e veshkave në plan afatgjatë, shkruan Times of India. 1. Mbajtja e urinës pas zgjimit Gjatë natës, fshikëza mbushet plot, prandaj veprimi i parë pas zgjimit duhet të jetë shkuarja në tualet. Mbajtja e urinës rrit presionin mbi fshikëzën dhe veshkat, duke nxitur infeksione dhe me kalimin e kohës, dëmtim të indeve. “Mos e mbani kurrë urinën shumë gjatë – as në mëngjes, as gjatë ditës,” këshillon mjeku....