Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            PD kërkon mocion me debat në Kuvend për raportin e OSBE-ODIHR: “U shkel barazia në zgjedhje”
                            Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend një kërkesë për mocion me debat lidhur me gjetjet e raportit final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, theksohet se qëllimi i mocionit është hapja e një debati parlamentar mbi “problematikat, mangësitë dhe shkeljet që shoqëruan procesin zgjedhor”, si dhe kontributi në punën e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i ngritur së fundmi me konsensus ndërpartiak. “Pasur parasysh gjetjet dhe konkluzionet e raportit final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, veçanërisht ato që lidhen me shkeljen e parimit të barazisë së palëve në garë, vlerësojmë se është detyra jonë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë që të nxisim...