Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan
                            Qeveria shqiptare ka shpallur zyrtarisht dështimin total të inceneratorëve. Pasi dogji 60 milionë euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë për të ndërtuar inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit, qeveria ka vendosur sot braktisjen e tyre duke shpallur tender për projektimin e një zgjidhje të re të menaxhimit të mbetjeve në qytetin e Fierit dhe atë të Elbasanit. Tenderi me fond limit 660 mijë euro është shpallur nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara dhe ka si objekt projektimin e Infrastrukturës së Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve në zonat e Mbetjeve Fier dhe Elbasan, pikërisht në dy qytetet ku janë ndërtuar inceneratorët. Sipas dokumentave të konsultuara nga Kapitali, kompania e përzgjedhur fituese duhet të projektojë zgjerimin e landfilleve ekzistuese të mbetjeve në Elbasan dhe Fier, të...