Policia e Kosovës ngre dyshimet: Plagoset dhe rrëmbehet një serb në Leposaviq

Policia e Kosovës ngre dyshimet: Plagoset dhe rrëmbehet një serb në Leposaviq

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 1 nëntor ka pranuar informacion për një incident në zonën e Leposaviqit, ku një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës nga xhandarmëria serbe.  Në njoftimin zyrtar, Policia tha se vendi i ngjarjes ndodhet brenda territorit të Kosovës, në një hapësirë të njohur si “pika zero (0)”, afër kufirit me Serbinë.  “Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës [siç quhet pika zero -0-], në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si...