Izraeli bombardon Libanin/ Dy të vdekur dhe 7 të plagosur, Netanyahu thotë se Hezbollahu po riarmatoset

Izraeli bombardon Libanin/ Dy të vdekur dhe 7 të plagosur, Netanyahu thotë se Hezbollahu po riarmatoset

Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor vranë dy persona dhe plagosën shtatë të tjerë të hënën, tha ministria e shëndetësisë e Libanit, një ditë pasi Izraeli kërcënoi të shtonte sulmet ndaj Hezbollahut. Pavarësisht një armëpushimi të nënshkruar në nëntor 2024 midis Izraelit dhe milicisë shiite pro-iraniane, forcat izraelite vazhdojnë të sulmojnë fortesat e tij dhe ende mbajnë pesë poste kufitare në jug të vendit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi Hezbollahun të hënën se po përpiqet të “riarmatoset” . Sipas një raporti të përkohshëm, “një sulm ajror izraelit” sot në zonën Nabatieh la ” një të vdekur dhe shtatë të plagosur”, tha Ministria e Shëndetësisë libaneze. Një dron shënjestroi një makinë në Dweir, tha agjencia libaneze e lajmeve ( Ani ).Një fotograf i AFP-së në vendngjarje...