Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Shtëpitë e barit” në Malësinë e Madhe, Gjykata e Shkodrës liron 4 punonjësit e OSHEE-së
Katër punonjës të OSHEE-së në Malësinë e Madhe janë liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Shkodrës, e cila ndryshoi masën e sigurisë ndaj tyre në “detyrim paraqitje”. Ata u arrestuan disa ditë më parë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në lidhjen e energjisë elektrike për tre ambiente që shërbenin si “shtëpi bari” në zonën e Hotit. Sipas burimeve, një nga të ndaluarit, drejtuesi lokal i OSHEE-së, Gëzim Hoxha, është liruar menjëherë me urdhër të prokurorisë, vetëm pak orë pas arrestimit. Ndërkohë, tre punonjësit e tjerë, Lodovik Vulaj, Xhuljano Çeraj dhe Adil Selmanaj, dolën para Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila vendosi masë më të butë sigurie ndaj tyre. Prokuroria kishte kërkuar “arrest në shtëpi”, por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë, duke vendosur...