Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Bllokoi korsinë e autobusëve, makina hiqet me karrotrec
Policia Bashkiake e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë nisur një aksion duke intensifikuar kontrollet për të garantuar lëvizjen e lirë të autobusëve urbanë. Këtë të hënë në terren kanë qenë vetë drejtuesja e Policisë Bashkiake, Elona Lalaj dhe shefi i Komisariatit Nr. 2 Ermal Kenaci. Gjatë operacionit në terren, disa automjete të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me karrotrec, ndërsa drejtuesit janë sensibilizuar për respektimin e korsive të transportit publik. Sipas Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit qëllimi i këtyre masave është përmirësimi i qarkullimit në kryeqytet, ulja e vonesave në transportin publik dhe rritja e sigurisë rrugore.