Sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milionë euro në Vlorë, dyshohet se ishin vendosur nga veprimtari kriminale

Sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milionë euro në Vlorë, dyshohet se ishin vendosur nga veprimtari kriminale

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuri në vlerë rreth 2 milionë euro. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1119, të vitit 2023, mbi bazën e materialeve të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë sekuestrimi u bë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Me kërkesën e prokurorisë u vendos masa e sigurimit pasuror ‘Sekuestro Preventive’ për  pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë: Pasuria e llojit “apartament” me sip.82 m2, ZK 8603, lagja “29 Nëntori”, Vlorë, në zotërim të shtetasit T.Q. Pasuria e llojit “arë”, sip. 2000 m², Radhimë, në zotërim të shtetasve E.K dhe F.K; Pasuria...