Apartamente, prona e dyqane, sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milionë euro të akuzuarit për pastrim parash

Apartamente, prona e dyqane, sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milionë euro të akuzuarit për pastrim parash

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 2 milionë euro në pronësi të shtetasit me iniciale T.Q., përfshirë apartamente, prona, dyqane e makina.  Sekuestro u vendos ndaj të akuzuarit veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.  Njoftimi i Prokurorisë:  Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri me vlerë 2 milionë euro në pronësi të shtetasit T.Q. Nën sekuestro apartamente, prona, dyqane e makina  Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuri në vlerë rreth 2 milionë euro.  Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1119, të vitit 2023, mbi bazën e materialeve të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë sekuestrimi u bë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose...