Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Rekord thatësire në Iran, Teherani rrezikon të mbetet pa ujë brenda dy javësh
Kryeqyteti i Iranit, Teherani rrezikon të humbë ujin e pijshëm për banorët, për shkak të rrezikut të tharjes së burimit kryesor për furnizim. Diga Amir Kabir, një nga pesë digat që furnizojnë me ujë të pijshëm Teheranin, aktualisht përmban vetëm 14 milionë metra kub ujë, që përbën vetëm 8% të kapacitetit të saj, deklaroi drejtori i kompanisë së ujësjellësit të kryeqytetit, Behzad Parsa, për agjencinë IRNA të dielën. Në këtë nivel, diga mund të vazhdojë furnizimin me ujë vetëm për dy javë, paralajmëroi ai. Ky njoftim vjen ndërsa Irani po përjeton thatësirën më të rëndë në dekada. Niveli i reshjeve në provincën e Teheranit është “gati pa precedent në 100 vitet e fundit”, deklaroi një zyrtar lokal muajin e kaluar. Metropoli me mbi 10 milionë...