Abuzimet me tenderat, ja emrat e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

Abuzimet me tenderat, ja emrat e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

Pas marrjes si të pandehur të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tashmë janë zbuluar edhe emrat e tjerë të të pandehurve. Mësohet se personat e tjerë të marrë të pandehur janë Gentian Gjyli, Erald Elezi, Ervis Berberi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashica. Pas paraqitjes në SPAK të ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ditën e sotme në SPAK është paraqitur edhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli. Ai u mor i pandehur, teksa burimet jo zyrtare raportojnë se SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera”. Numri dy i qeverisë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kaloi të premten derën e Prokurorisë së Posaçme ku u mor e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”. Për më...