Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Raporti i OSBE-ODIHR për 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend: U shkel barazia
partia demokratike-selia blu TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e mocionit me debat në Parlament lidhur me gjetjet përfundimtare të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit. Në kërkesën drejtuar kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, demokratët theksojnë nevojën për debat në pas gjetjeve të shkeljeve në raportin final të OSBE-ODIHR. Sipas tyre, është është detyrë e deputetëve të iniciojnë dhe nxisin debatin parlamentar për problematikat, mangësitë dhe standardet e proceseve zgjedhore, si një kontribut edhe për punën e Komisionit Parlamentar për realizimin e Reformës së Zgjedhore të miratuar rishtazi me konsensus ndërpartial. “Pasur parasysh gjetjet dhe konkluzonet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, veçanërisht ato që lidhen me shkeljen e parimit të barazisë së palëve në garë, vlerësojmë...