Nxjerrje e sekretit dhe korrupsion në zgjedhje, SPAK jep pretencën për ish-deputetin Çyrbja

Nxjerrje e sekretit dhe korrupsion në zgjedhje, SPAK jep pretencën për ish-deputetin Çyrbja

Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë pretencën për ish-deputetin Jurgis Çyrbja. SPAK kërkon nga GJKKO dënimin me 3 vjet burg për Çyrbjan, të  akuzuar për nxjerrjen e sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje. A2 CNN mëson se Çyrbja do të dënohet përmes formulës së gjykimit të shkurtuar, dhe në rast të pranimit të kërkesës së SPAK, ai do të vuajë 2 vite burgim. Të njëjtin dënim SPAK kërkon edhe për Altin Hajrin. “Altin Hajri- korrupsion në zgjedhje, përkrahje e autorit të krimit, këkrohet 3 vite burg/ 2 vite burg nga gjykimi i shkurtuar”. Kurse për Ahmet Mashan kërkon 2 vite e 6 muaj, ose 1 vit e 8 muaj burg nga gjykimi i shkurtuar. “Ahmet Masha- Tregim...