Kreu i qeverisë rajonale të Valencias jep dorëheqjen një vit pas përmbytjes me 229 viktima

Kreu i qeverisë rajonale të Valencias jep dorëheqjen një vit pas përmbytjes me 229 viktima

Nën zemërimin dhe presionin e opinionit publik, Carlos Mazon, kreu i qeverisë rajonale të Valencias, njoftoi sot dorëheqjen nga posti i tij. Mazon ishte objekt i kritikave të ashpra për mënyrën se si menaxhoi përmbytjet shkatërrimtare, që më shumë se një vit më parë u morën jetën 229 personave në rajon. Mazon kishte rezistuar për muaj të tërë ndaj thirrjeve për t’u dorëhequr, pasi doli në dritë se, në kulmin e fatkeqësisë, ai kishte kaluar mbi tre orë në drekë me një gazetar, ndërsa njerëzit mbyteshin në shtëpitë, garazhet dhe makinat e tyre. Refuzimi i tij i vazhdueshëm për t’u larguar nga posti shkaktoi valë protestash masive në të gjithë Valencian, me protestues që mbanin pankarta me slogane si: “Baltë në duart tona, gjak në...