Berisha: Hetimi i plotë për 21 Janarin është në interesin tim, vetëm Rama trembet nga e vërteta

Berisha: Hetimi i plotë për 21 Janarin është në interesin tim, vetëm Rama trembet nga e vërteta

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për mediat pas daljes nga SPAK, teksa është pyetur nëse ka një fletëthirrje ndaj tij për çështjen e 21 janarit. Berisha u shpreh se zbardhja dhe hetimi i plotë i këtij rasti është në interesin e tij dhe të PD-së sepse demonstrata e 21 janarit 2011, sipas tij ishte “me axhendë politike për përmbysjen e pushtetit”. Kreu i PD theksoi se nuk mund të gjendet asnjë urdhër i dhënë për Gardën e Republikës për të qëlluar, sepse, sipas tij “nuk ka pasur asnjë urdhër nga askush”. Berisha është shprehur se hetimet për këtë dosje janë penguar sipas tij nga Edi Rama. Ai tha se zbardhja e çështjes është në interesin e tij maksimal, ndërsa shtoi se nëse do...