Hetimi për tunelin e Llogarasë, kreu i ARRSH paraqitet në SPAK. Avokati: Nuk kemi deklaratë

Hetimi për tunelin e Llogarasë, kreu i ARRSH paraqitet në SPAK. Avokati: Nuk kemi deklaratë

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli u paraqit mëngjesin e kësaj të hëne, 3 nëntor, në Prokurorinë e Posaçme, së bashku me avokatin e tij. Qëndrimi i tij me prokurorët e SPAK zgjati vetëm pak minuta, ndërsa nuk dha asnjë koment për mediat pasi la ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Avokati i tij tha shkurt “nuk kemi deklaratë”. Gjyli u paraqit lidhur me hetimet për Tunelin e LLogarasë. Atij i është komunikuar akuza lidhur me “Shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” për hetimet që po zhvillohen për Tunelin e Llogarasë. Më 31 tetor, SPAK i komunikoi akuzën Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është nën hetim për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, lidhur...