Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Tërmet i fuqishëm godet Afganistanin, të paktën 20 të vdekur dhe qindra të plagosur
Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi zonën malore Hindu Kush në Afganistanin verior gjatë natës mes së dielës dhe të hënës, sipas Qendrës Gjermane për Studime Gjeoshkencore (GFZ) dhe Institutit Gjeologjik Amerikan (USGS). Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Afganistanit, tërmeti ka shkaktuar të paktën 20 viktima dhe rreth 320 të plagosur në provincat Balkh dhe Samangan. Zëdhënësi i ministrisë, Sharafat Zaman, tha se bilanci është ende paraprak dhe pritet të rritet. Afganistani goditet shpesh nga tërmete, sidomos në rajonin e Hindu Kushit, ku takohen pllakat tektonike të Euroazisë dhe Indisë. Që nga viti 1900, në verilindje të vendit janë regjistruar të paktën 12 tërmete me magnitudë mbi 7 ballë, sipas Shërbimit Gjeologjik Britanik. CCTV footage shows the moment a strong M6.3 earthquake struck Mazar-e-Sharif, Afghanistan,...