Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Tërmeti 6.3 ballë “shkund” Afganistanin, 20 viktima e mbi 300 të plagosur
afganistan AFGANISTAN- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë tronditi Afganistanin verior para agimit të së hënës, duke vrarë të paktën 20 persona dhe duke plagosur më shumë se 300 të tjerë, tha një zyrtar shëndetësor. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se epiqendra e tërmetit ndodhej 22 kilometra në perëndim-jugperëndim të qytetit Khulm dhe se goditi në orën 12:59 të mëngjesit në një thellësi prej 28 kilometrash. Sharafat Zaman, një zëdhënëse e Ministrisë së Shëndetësisë Publike, tha se tërmeti vrau të paktën 20 persona dhe plagosi 320 të tjerë. Yousaf Hammad, një zëdhënës i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive në Afganistan, tha se shumica e të plagosurve pësuan plagë të lehta dhe u liruan nga spitali pasi morën trajtimin fillestar. Në kryeqytetin afgan, Kabul, Ministria e...