Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Në kërkim për mashtrim kompjuterik, ekstradohet në Shqipëri 37-vjeçarja rumune
Foto ilustruese TIRANË- Një 37-vjeçare rumune, e dënuar në Shqipëri për mashtrim kompjuterik, është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë, pas një operacioni të përbashkët mes Policisë shqiptare dhe autoriteve partnere ndërkombëtare. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, 37 vjeçarja Aurelia Bratianu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 5 vite burgim për mashtrim kompjuterik. Hetimet treguan se gjatë periudhës mars–prill 2019, gruaja kishte përfituar rreth 33 mijë e 500 euro duke mashtruar përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare që merrej me shitblerjen e pjesëve të automjeteve. “Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale ‘Mashtrimi kompjuterik’. Gjatë periudhës mars-prill, 2019,...