E qëlloi shtarë herë në mes të turmës, kryebashkiaku meksikan ekzekutohet gjatë festimeve të Ditës së të Vdekurve

E qëlloi shtarë herë në mes të turmës, kryebashkiaku meksikan ekzekutohet gjatë festimeve të Ditës së të Vdekurve

Carlos Alberto Manzo Rodríguez, kryetari i bashkisë së Uruapanit në shtetin perëndimor të Michoacán, u qëllua për vdekje para dhjetëra njerëzve gjatë festimeve tradicionale të Ditës së të Vdekurve. Ai ishte nën mbrojtjen e policisë në momentin e sulmit. Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi të shtunën në mbrëmje në qendrën historike të Uruapanit, ndërsa qindra banorë dhe turistë merrnin pjesë në aktivitetet festive. Një burrë i paidentifikuar e qëlloi Manzo Rodríguezin shtatë herë, duke plagosur gjithashtu një anëtar të këshillit bashkiak dhe një truprojë. Kryebashkiaku u dërgua në spital, por ndërroi jetë pak më vonë, konfirmoi prokurori i shtetit, Carlos Torres Piña. Sekretari federal i Sigurisë, Omar García Harfuch, tha se arma e përdorur në atentat lidhet me dy përleshje të mëparshme midis grupeve kriminale rivale...