Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VLEN në pesë, AKI në një – këta janë fituesit në komunat me shumicë shqiptare
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka numëruar votat në komunat ku u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Në komunat me shumicë shqiptare, koalicioni VLEN ka fituar në pesë komuna, AKI në një, ndërsa OBRM-PDUKM ka fituar në dy komuna. VLEN ka arritur fitore në komunat: Bogovinë, Dibër, Dollnen, Strugë, Tetovë, ndërsa AKI ka arritur fitore vetëm në Komunën e Studeniçanit. Në Komunën e Kërçovës dhe atë të Bërvenicës, kryetarët e rinj do të jenë nga radhët e partisë maqedonase, OBRM-PDUKM. Rezultatet në komunat me shumicë shqiptare janë si më poshtë: Komuna e Bogovinës: Besnik Emshi nga AKI ka marrë 5.040 vota, ndërsa Feti Abazi nga VLEN 6.380. Komuna e Bërvenicës: Haqim Ramadani nga VLEN ka marrë 4.224 vota, ndërsa e ka...