Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi në Alpet italiane/ Pesë alpinistë gjermanë humbin jetën nga orteku, mes viktimave edhe një e mitur
Një ngjitje malore në Alpet italiane është kthyer në tragjedi, pasi pesë alpinistë gjermanë humbën jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek në rajonin e Tirolit Jugor, pranë kufirit me Zvicrën. Autoritetet italiane konfirmuan se orteku ra të shtunën pasdite, në zonën e majës Cima Vertana, në masivin Ortler, në një lartësi mbi 3,500 metra. Tre persona, dy burra dhe një grua, u gjetën të vdekur fillimisht, ndërsa të dielën në mëngjes u lokalizuan trupat e dy viktimave të tjera, një baba dhe vajza e tij 17-vjeçare, të cilët kishin rënë rreth 200 metra nën shtresat e akullit dhe dëborës. Shërbimet alpine italiane bënë të ditur se grupi ishte përfshirë nga një ortek i fuqishëm, ndërsa dy alpinistë të tjerë që ndodheshin më përpara arritën...