Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Mbyllet procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrje 45% dhe garë e fortë për Shkupin…
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut votuan të dielën më 2 nëntor, në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komune në 33 komuna, përfshirë edhe kryeqytetin, Shkupin. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë paqësore, pa ndonjë incident të raportuar. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në 19:00, ndërsa pjesëmarrja në votime ishte rreth 45 për qind nga më shumë se një milion qytetarë me të drejtë vote. Në Shkup, gara për kryetar bashkie zhvillohej mes Orce Gjorgievskit nga VMRO-DPMNE, aktualisht kryetar i komunës së Kisella Vodës, dhe Amar Meçinoviqit, ish-deputet i partisë E Majta. Mbi 474 mijë qytetarë të kryeqytetit patën të drejtë të vendosin se kush do ta pasojë Danelа Arsovskën, kryetaren e...