Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nën hetim nga SPAK, Beci urdhëron vartësit: Fushatë për ‘pastrimin e imazhit’ online
Benet Beci është një tjetër zyrtar i mazhorancës nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme. Ai është marrë i pandehur gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, teksa zbërthimi i telefonit të ish-drejtorit Ergys Verdho, i ka zbuluar aferat, ashtu si disa zyrtarë të tjerë. SPAK-u e ka nën hetim me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike, teksa vlera e tenderit që ai akuzohet është rreth 700 mijë euro. Bëhet fjalë për një procedurë me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik, ku Beci dhe Verdho flasin se “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë për ne me dy klasë shkollë”. Aktualisht Beci drejton prej dy vitesh Bashkinë e Shkodrës, veprimet e së cilës janë denoncuar për abuzime, qoftë me prishjen...