Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mbyllet procesi i votimit dhe nis numërimi në Maqedoninë e Veriut/ Ku është gara më e fortë
Në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka njoftuar se votimi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike, pa incidente të raportuara. Sipas të dhënave paraprake të përpunuara nga KSHZ, pjesëmarrja e qytetarëve në votim ka qenë 45.71%. Menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, ka nisur edhe numërimi i votave. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Klan News, gazetarja Xhumadije Ibrahimi raportoi se duke qenë se në këtë raund përfshihen më pak komuna sesa në raundin e parë, pritet që procesi i numërimit të përfundojë më shpejt. Vëmendja është përqendruar në disa komuna ku gara pritet të jetë veçanërisht e ngushtë. Ibrahimi tha se Tetova, Kërçova,...