Trump: Presidenti Xi i di dhe i kupton pasojat e pushtimit të Tajvanit nga Kina

Trump: Presidenti Xi i di dhe i kupton pasojat e pushtimit të Tajvanit nga Kina

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se homologu i tij kinez, Xi Jinping, “i di pasojat” e një pushtimi ushtarak të Tajvanit, por nuk pranoi të thoshte nëse Uashingtoni do ta mbronte ishullin ushtarakisht. Në një intervistë me emisionin “60 Minutes” të CBS, pjesë të së cilës u transmetuan të dielën (2 nëntor), Trump tha se çështja e Tajvanit “as nuk u përmend” gjatë takimit të tij me Xi në Korenë e Jugut, takimi i parë ballë për ballë midis dy udhëheqësve në gjashtë vjet. Kur u pyet nëse do t’i urdhëronte forcat amerikane të vepronin në rast të një sulmi kinez, Trump u përgjigj: “Do ta dini nëse ndodh. Ai e di përgjigjen”. Presidenti amerikan shmangu shpjegimet e mëtejshme, duke thënë vetëm: “Nuk mund...