Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Izraeli paralajmëron sulme të reja në Liban: Po luani me zjarrin!
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka paralajmëruar se Izraeli do të përshkallëzojë operacionet e tij ushtarake kundër Hezbollahut në Libanin jugor, një ditë pasi një sulm ajror vrau katër persona. Mes tensioneve në rritje përgjatë kufirit, Katz akuzoi Hezbollahun se “ po luan me zjarrin ” dhe i kërkoi qeverisë libaneze të zbatojë marrëveshjen e çarmatimit dhe ta largojë grupin nga jugu. “Zbatimi i masave maksimale do të vazhdojë dhe madje do të intensifikohet, ne nuk do të lejojmë një kërcënim për banorët e veriut”, tha Katz në një deklaratë. Ndryshe, një marrëveshje armëpushimi midis Libanit dhe Izraelit u arrit në nëntor 2024 me ndërmjetësimin e SHBA-së, pas më shumë se një viti konflikti të shkaktuar nga lufta në Gaza, por sulmet ndërkufitare izraelite...