Të paktën 23 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një supermarket në Meksikë

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një supermarket në Meksikë

Bota E Diel, 2 Nëntor 2025 17:58 Shpërthimi ka ndodhur pas një zjarri në një dyqan të rrjetit “Waldo’s” në qytetin Hermosillo, në shtetin veriperëndimor Sonora. Edhe pse shifrat zyrtare ende nuk janë publikuar, raportimet paraprake nga mediat tregojnë për të paktën 23 të vdekur dhe më shumë se dhjetë të plagosur. Zjarri është vënë nën kontroll dhe është hapur hetim për të përcaktuar shkakun e shpërthimit. Një rrjedhje gazi ose grumbullim karburanti raportohet të jenë ndër hipotezat që po shqyrtohen, sipas gazetës “La Jornada”. Sekretariati i sigurisë publike të Sonorës ka përjashtuar “një sulm ose ngjarje të lidhur me akt dhune kundër civilëve”. Presidentja Claudia Sheinbaum shprehu ngushëllimet për viktimat. “Kam qenë në kontakt me guvernatorin e Sonorës, Alfonso Durazo, për të ofruar mbështetjen...