Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nga karafilat e bardhë mbi arkëmort te përcjellja në banesën e fundit me këngën e preferuar/ Detaje nga ceremonia shtetërore për Fatos Nanon
Për 5 orë me radhë Tirana dhe Shqipëria u ndalën, për të nderuar e përcjellë me mirënjohje Fatos Nanon, në ceremoninë mortore shtetërore më madhështore të Shqipërisë postkomuniste. Që në orët e para të mëngjesit, radhë të gjata qytetarësh, të ardhur nga çdo kënd i Shqipërisë. Me dhimbjes dhe krenarisë, në radhë për të pritur nderimet familja e Nanos, bashkëshortja Xhoana, fëmijët Sokol, Edlira dhe Klajdi. Lot, vlerësim dhe përulje me respekt për rolin paqëtues e tolerant, cilësi kaq e rrallë në politikën 35-vjeçare shqiptare. Të parët për të nderuar, socialistë të ditëve të para, ata që rrugëtuan në kohët më të vështira me liderin historik. Momentet prekëse edhe për bashkëpunëtorët më të vjetër, si Erion Braçe i cili u shfaq i prekur. Krerët më...