Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Alarm sigurie në Belgjikë, tre dronë spikaten mbi bazën ushtarake që dyshohet se strehon armë bërthamore amerikane
Belgjika ka ngritur sërish alarmin për sigurinë e instalimeve të saj ushtarake, pasi tre dronë të mëdhenj u panë duke fluturuar të shtunën në mbrëmje mbi bazën ajrore Kleine Brogel, në verilindje të vendit — një nga zonat më të ndjeshme ushtarake në Evropë, që dyshohet se strehon armë bërthamore amerikane. Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, konfirmoi incidentin, duke e përshkruar si “një ngjarje aspak të rastësishme”. “Sipas vlerësimeve paraprake, nuk bëhej fjalë për një fluturim normal, por për një mision të qëllimshëm mbikëqyrjeje që synonte bazën,” deklaroi ai. Menjëherë pas raportimit, helikopterë ushtarakë dhe patrulla policie u angazhuan për të ndjekur objektet e paidentifikuara, por pasi i ndoqën për disa kilometra në veri, dronët u zhdukën nga radarët. Hetimet janë ende në zhvillim...