Dy nga të dyshuarit për grabitjen në Luvër ishin dënuar 10 vjet më parë për vjedhje

Dy nga të dyshuarit për grabitjen në Luvër ishin dënuar 10 vjet më parë për vjedhje

Bota E Diel, 2 Nëntor 2025 15:45 Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau ka thënë të dielën se dy nga të dyshuarit për grabitjen e stolive të Luvrit, ishin dënuar së bashku në një rast vjedhjeje 10 vjet më parë. Tre nga katër të dyshuarit për rastin që po konsiderohet “grabitja e shekullit” janë tani në paraburgim. Beccuau ka thënë se ADN-ja e një burri 37-vjeçar, i cili është akuzuar të shtunën, është gjetur brenda ashensorit që është përdorur për të arritur në dritaren e muzeut. Dosja e tij penale përmbante 11 dënime të mëparshme, 10 prej tyre për vjedhje, ka thënë Beccuau. Dosja penale e të dyshuarit tjetër 39-vjeçar, ndaj të cilit janë ngritur akuza të mërkurën, përmend 15 dënime, përfshirë dy për vjedhje, ka...