Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Në Xarë të Sarandës goditet nga Policia Kufitare, një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit
Policia e Shtetit në një publikim të bërë në mediat sociale ka njoftuar se në Xarë, Sarandës goditet nga Policia Kufitare, një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.Vihet në pranga një 29-vjeçar që transportonte emigrantë të paligjshëm, drejt kufirit me Greqinë. Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, gjatë kontrolleve në territor, konstatuan në vendin e quajtur “Sorone”, Xarë, një automjet tip “Volkswagen”, me të cilin po transportohej një shtetas i huaj i parregullt.Nga veprimet hetimore rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 29 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, po transportonte një...