“Dhoma gazi për shqiptarët”, thirrje anti-shqiptare në Maqedoninë e Veriut

“Dhoma gazi për shqiptarët”, thirrje anti-shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Skandal me nota rraciste në kategorinë e dytë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Tifozët vendas të Pobedës të njohur me nofken “majmunët” kanë bërë thirrje të hapura antishqiptare, ndërsa në fund është sulmuar edhe dhoma e zhveshjes e skuadres shqiptare Shkëndija e Haraçinës. Kjo e fundit fitoi 1 me 0 dhe blindoi vendin e parë në renditje duke vijuar ëndrrën për tu ngjitur në mesin e më të mireve. “Dhoma gazi për shqiptarët”, ishte thirrja skandaloze në kor e tifozëve vendas gjatë ndeshjes. Ndërsa në fund disa tifozë shkelmuan dyert dhe dritaret e dhomave të zhveshjes së Shkëndijes, por për fat pa pasoja në shëndetin e lojtarëve./vizionplus.tv