Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Zbulohen tre “shtëpi bari” në Shkodër, arrestohen dy kushërinjtë, në pranga edhe katër punonjës të OSHEE
Dy banesa dhe një stallë në fshatin Hot të Shkodrës ishin kthyer në shtëpi bari. Tre ambientet e përshtatura për kultivimin dhe tharjen e kanabiti me anë të llambave u zbuluan këtë të diel nga policia. Gjatë aksionit, efektivët arrestuan dy kushërinjtë Lazer Pepaj dhe Sandër Pepaj, ndërsa një i tretë, Kristjan Pepaj u shpall në kërkim. Po ashtu, u ndaluan 4 punonjës të OSHEE, Gëzim Hoxha, Lodovik Vulaj, Xhuljano Çeraj dhe Adil Selmanaj. Ata dyshohet se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në disa ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë operacionit u sekuestruan 1.110 bimë kanabis, 1 kg e 800 gramë kanabis në formë boçe, 300 llamba, si edhe apiratorë, panele neoni e filtra ajri që përdoreshin për kultivimin...