Vrau kushëririn në Gjormë, autori ishte në kërkim si një nga autorët e masakrës së Çoles në vitin 2015

Vrau kushëririn në Gjormë, autori ishte në kërkim si një nga autorët e masakrës së Çoles në vitin 2015

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e 36 vjeçarit, Dalan Alliaj mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë. I riu është vrarë me 6 plumba nga kushëriri i tij Bertil Alliaj, rreth orës 20:00 në qendër të fshatit.  Syri.tv zbulon se Alliaj prej vitesh ishte në kërkim për një ngjarje tjetër të rëndë. "Alliaj prej vitesh ishte në kërkim sepse ishte pjesëmarrës në masakrën e Çoles ndodhur në Vlorë në 2015" informon gazetari i Syri Tv në Vlorë, Gentian Këllçiu. Viktima, Dalan Alliaj njihet si pronar i një pike të pjesëve të këmbimit të automjeteve në Levan, Fier. Ai jetonte në Fier dhe mbrëmjen e sotme kishte shkuar në fshatin Gjormë, fshati ku ishte banesa e kushëririt të tij e ku Bertili duket se...