Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Automotivja, mes sfidave lokale dhe rreziqeve të tregut global
Industria mbështetëse automotive në vend po shfaq tendenca të ndryshme. Ndërmarrjet që prodhojnë pjesë për autovetura kanë pasur rënie të porosive, ndërsa ato në segmentin e makinave industriale kanë treguar rritje. Të dy këto segmente reflektojnë zhvillimet në shkallë globale. Rritja e kërkesës për prodhim, por potencialisht edhe zgjerimi i bizneseve në Shqipëri, po përballen me fleksibilitet gjithnjë e më të ulët duke reflektuar qartë faktin se tashmë kemi humbur avantazhin e dikurshëm konkurrues që ishte forca e disponueshme e punës. Paparashikueshmëria e politikave, sidomos lidhur me rritjen e beftë të pagave, ku njoftimet bëhen nga institucionet në afat shumë të shkurtër duket se është një nga sfidat kyçe për këto ndërmarrje që nuk gjejnë mundësi për ta parashikuar në buxhet koston e shtuar. Industria,...