Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Plagosje me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari
Kronikë E Shtunë, 1 Nëntor 2025 20:48 Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Bashkisë së Selenicës, në Vlorë. Burime për mediat bëjnë me dije se një person ka ndërruar jetë. Mësohet se ai është rreth 35 vjeç dhe se ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm. Nuk dihet ende kush e ka qëlluar. Sipas banorëve të zonës, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të fshatit. Ende nuk dihen motivet apo shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet.