“Çfarë pa kryesherbetorja”, rindez teatrin Skampa

“Çfarë pa kryesherbetorja”, rindez teatrin Skampa

Nga Artur Ajazi Elbasani ka vite që është kthyer në “kryeqendër” të artit skenik. Kështu ka deklaruar drejtori i Teatrit Skampa zoti Klition Kapaj. Së fundi në skenën magjike të atij Teatri, po vihet me sukses të plotë premiera e re “Çfarë pa kryesherbetorja”, me regji të Kiço KLondos. Një komedi e egër e pushtuar nga humori i rrallë, plot gënjeshtra, të qeshura dhe kthesa, i cili satirizon ashpër moralin dhe patologjitë e shoqërisë në rënie është vënë në teatrin “Skampa” . Premiera “Çfarë pa kryeshërbëtorja” me regjinë e Kiço Londos, bëri që artdashësi elbasanas të dridhte të gjithë sallën nga të qeshurat. Regjisori Londo tha se “ngjarjet zhvillohen ne një klinikë psikiatrike dhe ka një lëvizje shumë të madhe te personazheve, një lidhje e...