“Merre dhuratën, s’e di a do jem gjallë”/ Pagëzimi që do të zbuste gjakrat, si devijoi përpjekja dhe Vorizia u shndërrua në ‘arenë lufte’…

“Merre dhuratën, s’e di a do jem gjallë”/ Pagëzimi që do të zbuste gjakrat, si devijoi përpjekja dhe Vorizia u shndërrua në ‘arenë lufte’…

foto ilustruese GREQI- Klima në fshatin Vorizia, në Heraklion, është kthyer në arenë lufte, pasi një përplasje e dhunshme midis dy familjeve ka përfunduar tragjikisht me 3 të vdekur dhe mbi 10 të plagosur. Breshëri plumbash, panik dhe policia që mori në kontroll fshtatin...Gjithçka ndodhi për shkak të hakmarrjeje mes dy familjeve. Mediat greke raportojnë se tensionet mes dy familjeve kanë qenë të pranishme prej një viti, dhe së fundmi ishte bërë një përpjekje për t’i zbutur ato përmes një pagëzimi që do të mbahej të shtunën pasdite në Kissous, një fshat pranë Vorizias. Njëra prej familjeve i kishte propozuar tjetrës që një prej anëtarëve të bëhej kumbar në këtë pagëzim, në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet. Megjithatë, ky rregullim duket se nuk funksionoi dhe sot ndodhi vrasja...