No Image Available

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

Në 2025, qytetarët shqiptarë ndihen më të pasigurt për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar sesa përballë ndonjë rreziku ushtarak apo kërcënimi të jashtëm. Kjo është një nga gjetjet kryesore të Barometrit të Sigurisë 2025, sondazhit kombëtar që Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) realizon çdo vit për të matur perceptimet e publikut mbi sigurinë. Që prej nisjes në vitin 2019, Barometri është shndërruar në një pasqyrë të rrallë të mënyrës se si qytetarët e shohin shtetin, institucionet dhe rreziqet që i rrethojnë. Studimi i këtij viti, i zhvilluar në një kontekst të trazuar global e rajonal, tregon qartë se për perceptimin e publikut shqiptar, rreziku më i madh nuk vjen nga jashtë, por nga brenda. “Që prej fillimit të matjeve në vitin...